Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FOTO/ Alban Xhaferi takim “kokë më kokë” me Nasser Al-Khelaifin, zbulohet ARSYEJA e takimit të presidentëve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Alban Xhaferi takim “kokë më kokë” me Nasser
Nasser Al-Khelaif - Alban Xhaferi

Ditën e djeshme e gjithë vëmendja e Europës ishte në Shqipëri, pasi  në vendin tonë u bë për herë të parë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Zyrtarë dhe delegatët të federatave Europiane, të udhëhequr nga Aleksander Ceferin dhe të mirëpritur nga presidenti i FSHF-së Armand Duka u mblodhën në Tiranë. Një mundësi të tillë e ka shfrytësuar edhe Alban Xhaferi, i cili takoi nga afër presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifin.

Kreu i shkdoranëve ishte pjesëmarrës në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve – ECA dhe Xhaferri i bëri një “dhuratë” kreut të PSG-së.

Ndërkohë nuk mungoi edhe një mesazh për të.

“Ishim të nderuar të marrim pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Klubeve - ECA, të drejtuar nga CEO-ja z. Nasser Al-Khelaifi, zhvilluar për herë të parë në Shqipëri në kuadër të mbledhjes së përbashkët me UEFA-n.

Ky ishte një moment i rëndësishëm për futbollin europian dhe një mundësi e madhe për klubet shqiptare.

????Në shenjë respekti dhe miqësie, Presidenti i KF Vllaznia i dhuroi z. Al-Khelaifi fanellën kuqeblu të klubit tonë – ngjyra që ndërthuren edhe me ato të Paris Saint-Germain – me një mesazh të posaçëm të shkruar në krah të saj”, shkruhet në postimin e klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Poll

Lexo gjithashtu