
Tigrat Verdheblu
Elbasani do të presë ditën e dielë në “Elbasan Arena’ skuadrëne Dinamos. Ekipet mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 3-të të Superiores. Përballje që është parashikuar të startojë në orën 19:00.
Verdheblutë do të synojnë fitoren dhe për ta bërë të mundur diçka të tillë, tifozët do të jenë në mbështetje të skuadrës si gjithmonë. Tifogrupi i Elbasanit “Tigrat verdheblu” rikthehen në tribunën C3.
Tifozët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë zbuluar axhendnë e kësaj sfide, si dhe mënyrën e organizimit, ndërsa nuk “harrojnë” të ‘kërcënojnë” Dinamon, duke shkruar se së bashku janë gati të “shkelin çdo kundërshtarë”.
Poll