Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ivan Gvozdenović shpallet trajneri i muajit gusht, tekniku për FSHF: Nuk e fitova i vetëm këtë trofe, por me stafin dhe lojtarët e mi

Shkruar nga NEWSPORT
Ivan Gvozdenović shpallet trajneri i muajit gusht, tekniku për FSHF: Nuk e
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic

Duke nisur nga sezoni 2025/2026, Federata e Futbollit ka vendosur që të japë trofeun “Trajneri i muajit” për teknikët më të mirë të “Abissnet Superiore”. Një trofe që ka si synim të vlerësojë punën e secilit trajner në kampionatin elitë në Shqipëri.

Drejtoria teknike në FSHF ka përzgjedhur si trajnerin e muajit gusht teknikun e AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović. Në dy javët e luajtura në muajin gusht, skuadra elbasanase ka arritur të fitojë një ndeshje kundër Flamurtarit dhe të barazojë me Egnatian.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri Gvozdenović falënderon stafin dhe lojtarët dhe shprehet se nuk do ta fitonte këtë trofe pa ndihmën e tyre. ndër të tjera, ai vlerëson edhe punën e teknikëve të tjerë në kampionatin shqiptar. “Jam pak i emocionuar. Dua të falënderoj FSHF-në, stafin tim dhe lojtarët. Sot nuk fitova unë, sot fituam të gjithë bashkë. Pa stafin dhe pa lojtarët e mi, edhe unë nuk do isha sot këtu. Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur”.

Synon të tjerë trofe përgjatë vitit? “Do luftojmë fort dhe do besojmë, por në Shqipëri kemi shumë trajnerë të mirë, jo vetëm unë. Ndoshta unë isha edhe me fat për muajin gusht” – tha trajneri i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović për fshf.org.

Poll

Lexo gjithashtu