Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Sulmi? Skuka në formë të mirë, kemi edhe Tomën”, Milinkovic vlerëson Vllazninë: Skuadër shumë e mirë, transfertë e vështirë

Shkruar nga NEWSPORT
“Sulmi? Skuka në formë të mirë, kemi edhe
Mladen Milinkovic

Partizani do të luajë këtë të shtunë përballë Vllaznisë, supersfidën e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, do të nisë në orën 19:00. Në prag të këtij dueli, para mediave ka folur edhe “timonieri” i të kuqve, Mladen Milinkovic.

Si kanë qenë këto dy javë për shkak të ndërprerjes së kampionatit?

Ishte një pushim për shkak të kombëtareve. Ne kishim disa lojtarë që ishin pjesë e tyre, U-21 ishte Gudjufi dhe Toma, U-19 ishte Malaj, U-17 ishin Himallari dhe Vata. Dhe në këtë këndvështrim është shumë pozitive për klubin. Promovojnë veten, klubin dhe vendin. Në anën tjetër i donim edhe për vete. Për këtë punuam më shumë, sidomos javën e parë. Kishim edhe një ndeshje miqësore. Dhe besoj se e kemi shfrytëzuar këtë kohë në mënyrën e duhur, për të përgatitur ndeshjen jo vetëm për Vllazninë pod he vazhdimësinë. Pushimi tjetër është pas një muaji. Nga ky këndvështrim, pritshmëritë tona janë më të mëdha. Kishim më tepër kohë që të punonim bashkë. Na munguan disa prej lojtarëve, që ishin të rëndësishëm në dy ndeshjet e para, por besoj se ato që ishin me ne dhe ato që munguan në dy javët e para, e kanë kuptuar idenë çfarë kërkojmë.

Është ndjerë mungesa, që nuk u punua me grup të plotë?

Kjo është normale në futboll, nuk jemi të vetmit që kemi lojtarë në përfaqësuese. Për këtë kemi një listë të gjërë futbollistësh. Nondi dhe Martinez për momentin janë jashtë, por ky është futbolli. Duhet të përshtatesh me këtë. Për ne, është shumë e mirë që çdo klub ka lojtarë në përfaqësuese, kjo tregon se punon shumë mirë në klub dhe ke lojtarë më kualitet.

Transferta e parë në “Loro Boriçi”, do jetë e vështirë?                

Pres që çdo ndeshje të jetë e vështirë. Ky është derbi, historia flet që për Partizanin është e vështirë kjo transfertë, por çdo ndeshje e re sjell diçka të re. Shpresoj dhe kemi punuar këtë javë me lojtarët që t’u përcjellim atyre mesazhin që çdo ndeshje është diçka e re dhe shumë gjëra varen nga ne. Sigurisht që ne respektojmë Vllazninë, janë shumë skuadër e mirë. Me shumë lojtarë që kanë cilësi të mira, morën edhe Bismark. Ata luajnë shumë mirë në shtëpi. Do të ketë shumë tifozë, për këtë duhet të jemi gati për të gjitha.

A është punuar më shumë me repartin ofensiv?

Bie dakord që në dy ndeshjet tona të para, mbrojtja ka qenë pjesa më e mirë e ekipit. Gjithashtu, mënyra si e shikoj është se në mbrojtje luan gjithë ekipi, nuk ka vetëm 4 mbrojtës. Pse ishim mirë dhe mbrojtëm portën mirë, është se të 10 lojtarët luajnë shumë mirë në mbrojtje. Jam trajner që filozofia ime është të luash, që të shënosh. Nuk ka recetë për barazimin. Pjesa më e vështirë në futboll është të shikosh. Për këtë sulmuesit kanë çmim më të lartë. Nuk kemi shënuar është e vërtetë, goli i parë ishte po ashtu autogol, por punojmë çdo ditë. Jo vetëm këtë javë për këtë pjesë. Besoj se kemi sulmues të mirë, Skuka është në formë më të mirë. Ne morëm Tomën, Bintsuka ka punuar shumë mirë. Duhet t’u japësh kohë për formën e tyre më të mirë, besoj se të gjithë do na ndihmojnë neve. Në skuadër nuk mund të mbështetesh vetëm te sulmuesit për golin. Kualiteti i ekipit, të kesh sa më shumë lojtarë që të shënosh.

Stërvitja në bar natyral, a është strategji për në vazhdim?

Kishim ndeshjen në bar natyral në Durrës. Duam që lojtarët të përshtaten, besoj se do jemi më mirë me bar natyral. Duhet të kuptojmë, edhe lojtarët, se kemi këtë fushë, kjo është shtëpia jonë dhe duhet ta përdorim edhe si “armën” tonë. Është e vështirë të luash futboll shumë të mirë këtu, por duhet të përshtatemi.

Poll

Lexo gjithashtu