Skuadra kroate e Osijek është gati të bëj çmendurira për t’i marrë Tiranës yllin e skuadrës. Gjasat janë që Merveil Ndockyt të largohet nga bardheblutë pas ndeshjes së kthimit përballë Maçabi Tel Aviv.
Osijek ofron një paketë që prek shifrën e 500 mijë eurove për kartonin e mesfushorit nga Kongo port e Tirana nuk kanë ndërmend të dorëzohen përpara kësaj shifre. Bardheblutë duan 1 milionë euro dhe në dorë kanë disa mundësi. Nga Zvicra, Belgjika dhe Kroacia po bëjnë tratativa konkrete për 19-vjeçarin nga Kongo. Ditët në vazhdim do të sjellin të reja konkrete.
Poll
