
Mats Hummels
Mats Hummels bëri një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, përballë Paris Saint-Germain. Gjithashtu, mbrojtësi gjerman i Dortmundit u shpall “Lojtari i Ndeshjes”.
Pas përfundimit të takimit, Hummels foli për mikrofonat e “DAZN”, ku u ndal të fliste pakëz më gjatë për të ardhmen e tij, duke ditur që kontrata me verdhezinjtë i skadon në qershor të këtij viti.
“Mundësia e largimin ekziston, por asgjë nuk është vendosur ende. Po mendoj se çfarë mund të bëj më pas. Por vendimi do të merret vetëm pas ndeshjes së fundit të sezonit. Sigurisht që dua të shoh se çfarë ofertash ka të disponueshme në treg”, është shprehur Hummels.
Poll