
Kupa e Botës për Ochoan është një nga eventet të cilat ai shpalos të gjithë potencialin e tij. Portieri meksikan i cili mori vëmendjen përsëri në këtë Botëror pasi arriti të ndalonte penalltinë e Messit. Paraqitja e tij e mirë dhe pse në moshën 37 vjeçare, ka bërë që interesi nga Europa të rritet.
Salernitana është ekipi që ka kërkuar shërbimet e gardianit. Aventura tij në Meksikë duket drejt fundit pasi një rikthim në europë e aq më tepër në Serie A, do të ishte një eksperiencë e re dhe tepër sfiduese.
Kujtojmë që Guillermo Ochoa, ka qenë pjesë e Ajaçio, Malaga, Granada dhe Starndard Liege në europë. Ndërkohë që në vendlindjen e tij nuk ka “tradhëtuar” për asnjë moment klubin e formimit America.
Poll