Stiven Shpendi
Rinovimi me Empolin duket se e ka motivuar akoma dhe më shumë Stiven Shpendin në Serinë B. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë përballë Mantovës.
Skuadra e tij Empoli mori një barazim jetik 2-2, ndërsa Shpendi shënoi golin e parë për vendasit, pas asistit të Elias.
Momentalisht, toskanët renditen të 13-tët në klasifikimin e përgjithshëm me 32 pikë në total, 8 pikë larg zonës që të çon në çerekfinalet e play-offit për ngjitjen në Serinë A.
Kur kanë mbetur edhe 8 javë drejt përfundimit të kampionatit, tek Empoli mbeten pesimist për një rikthim mes më të mirëve të Serisë A, kjo dhe për shkak të performancave të luhatshme në javët e fundit.
Poll
