Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Objektiv madhor, Kaçorri: Na kërkohej me doemos fitorja, diferenca të mëdha në futboll

Shkruar nga NEWSPORT
Objektiv madhor, Kaçorri: Na kërkohej me doemos fitorja, diferenca

Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse e javës së gjashtë në Superligë ka prodhuar pesë gola, teksa miqtë e Kapllanit pësojnë golat e parë të sezonit.

Mbrojtja e pathyeshme tanimë ka pësuar më shumë sesa ka shënuar ekipi, me Bylis që i barazon me 11 pikë për të marrë vendin e dytë, duke i spostuar miqtë në vendin e tretë.

Pas sfidës për Over Sport ka folur autori i golit të dytë për Bylis, Luis Kaçorri.

“Kishim gjithë javën që na kërkohej me doemos fitorja si nga trajneri dhe presidenti. Jam i kënaqur për golin pasi kisha javë pa shënuar gol dhe kjo është gjë e mirë.

Ishte diçka shumë motivuese fitorja ndaj Erzenit, sepse një ekip që ska pësu gol ka një organik të mirë. Jam falenderues për fjalët e mira. Diferenca është e madhe në futboll, këtu është më fizik dhe në Itali ësht më taktik pasi mbrojtësit shtynë më para dhe luajnë topin. Objektivi im është të kaloj shifrën e 10 golave”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga