
Tifozeria nuk njeh moshë, nuk njeh rracë, nuk njeh fe, por është vetë besimi për njerëz të ndryshëm në të gjithë botën! Këtë e vërteton më së miri një tifoz me aftësi të kufizuara, i cili mbështet Spanjën. Fatëkeqësia e tij është se nuk sheh, por ai e mbështet me zemër ekipin e tij në Europian. I pranishëm në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes Spanjë - Çeki tifozi i verbër fotografohet teksa ka hequr bluzën dhe në trup ka të shkruar: “Nuk të shikoj, por të ndiej”.
Poll