Partizani mposhti Vllazninë me rezultatin e thellë 4-1 dhe konfirmon edhe njëherë formën fantastike që po kalojnë të kuqtë. Ekipi i Arbër Abilaliajt nuk po njeh rivalë teksa në 6 ndeshejt e fundit numëron 6 fitore, 18 pikë të plota që futen në historinë e të kuqve.
Kjo ecuri perfekte prej 6 javësh, është e para e tillë në epokën Gaz Demi. Presidenti i klubit e mori ekipin në vitin 2013 duke e rikthyer Partizanin si pjesë e klubeve elitarë në Shqipëri, pas një periudhe të errët. Një ecuri e tillë rregjistrohej edhe më parë, në vitin 2006. Atëherë nuk ishte Gaz Demi, por… Arbër Abilaliaj në repartin e sulmit të ekipit të drejtuar nga Hasan Lika.
Partizanin tan ie pret një ndeshje shumë e vështirë, ajo ndaj Egnatias me të cilën ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta. Drejtori-trajner Abilaliaj ka theksuar se ekipi i tij hyn vetëm për fitore dhe mbetet të shihet nëse këtij rekordi do t’i vij fundi apo do të thellohet kaoma më shumë.