Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk morën shumë minuta në sfidën me Korabin, MEHMETI dërgon lojtarët e stolit te U-21

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk morën shumë minuta në sfidën me Korabin, MEHMETI

Dinamo kërkon që të sigurojë ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Aktualisht Blutë renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 40 pikë, -1 nga Skënderbeu i vendit të parë.

Sfida e fundit për kryeyqytetasit ishte ndaj Korabit, takim që u mbyll me fitorne 1-0 të djemve të Dritan Mehmetit. Disa nga lojtarët që patën shumë pak minuta në këtë takim apo që nuk u përdorën fare janë dërguar te U-21.

Pikërisht skuadra U-21 u përball me Korabi U-21, takim që u myll 0-0 mes tyre. Realf Zhivanaj, patrik Fetaj, Aurel Marku dhe Orest Kasmollari ishin titullarë, ndërsa Amarildo Gjoni dhe Alisio Preloshi u aktivizuan në pjesën e dytë.

Kjo ëhstë një taktikë e Mehmetit për të mbajtur aktivë lojtarët, teksa kujtojmë se sfidën e radhës do ta kenë ndaj Turbinës. Për sfidën e javës së 22-të do të ketë dy rikthime të rëndësishme. Lilaj dhe David Ivan do të jenë të gatshëm ndaj Turbinës, pasi të dy lojtarët kanë kaluar problemet e tyre fizike.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga