
Ditën e shtunë do të luhet një tjetër ndeshje shumë interesante në Superligë. Kamza pret në shtëpi Skënderbeun, takim i vlefshëm për javën e 18-të të Superligës, që është njëkohësisht edhe e fundit për fazën e dytë.
Korçarët mbrëmjen e djeshme janë mundur në shtëpi ndaj Luftëtarit, me një rezultat befasues 2-3. Në këtë sfidë, golat e korçarëve i ka shënuar Dejvi Bregu, që në të njëjtën kohë është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
Anësori ka plotësuar numrin e lejuar të kartonëve dhe kësisoj do të mungojë në takimin kundër Kamzës. Padyshim që është një transfertë shumë e vështirë në periferinë e kryeqytetit. Fitorja duhet me patjetër dhe korçarët do e kenë shumë të vështirë, sidomos që 23 vjeçari nuk do të jetë i pranishëm në fushën e blertë.