Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk mjafton ecuria negative në kampionat, Josa humbet dy titullarë ndaj Laçit

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjafton ecuria negative në kampionat, Josa humbet dy titullarë

Kukësi nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon. Verilindorët kanë zhgënjyer totalisht këtë vit dhe janë jashtë çdo objektivi. Sfida e sotme e Kukësit do të jetë ndaj Laçit në transfertë dhe skuadra e drejtuar nga Mirel josa vjen në këtë ndeshje pas një barazim e dy humbjeve radhazi. Sikur të mos mjaftonte vetëm ecuria negative, Kukësi ka edhe probleme dëmtimesh.

Albin Gashi dhe Redon Dragoshi janë të dëmtuar dhe sot nuk do të mund të luajnë ndaj Laçit. Që të dy lojtarët janë titullarë në formacionin e Josës që sot duhet të modifikojë titullarët e në vend të Gashit e Dragoshit pritet të luajnë Peposhi dhe Baravikas. Sfida ndaj kurbinasve do të luhet në orën 15:00 në stadiumin e Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga