Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk mjaftohen me 9 afrime, Vora zbret në fushë me lojtarë nga Anglia dhe Gjermania

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mjaftohen me 9 afrime, Vora zbret në fushë me lojtarë nga

Vora arriti të shpallej kampione e grupit A në Kategorinë e Dytë për sezonin 2022-2023. Pas kësaj ata u përballën me Elbnasanin në finale për të shpallur fituesin e kësaj kategorie. Në fund ishin sërish vorakët që triumfuan me shifrat 2-1 duke u ngjitur si kampionë absolutë.

Pas rikithimit në të Parën, drejtuesit thuajse nuk kanë pushuar asnjë ditë. Ata kanë filluar nga puna për krijimin e një skuadre kompetitive dhe pse jo ngjitjen në Kategorinë Superiore. Deri më tani në Vorë kanë mbërritur plotë 9 lojtarë të rinjë.

Tashmë pas këtyre afrimeve të bëra në letër, trajneri Artan Mërgjyshi do të ketë mundësinë ti shikojë ata në fushën e lojës nën urdhërat e tij. Klubi ka njoftuar se ditën e sotme në orën 18:00 në stadiumin e tyre nisin zyrtarisht fazën përgatitore.

Ndër të tjera klubi ka njoftuar gjithashtu se 9 afrimet e reja të bërë nuk do të jenë të fundit. Ata kanë cituar se në këtë fazë përgatitore do të jenë në prove edhe disa lojtarë të rinjë nga Anglia dhe Gjermania.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga