
Nesër Kukësi do të luajë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Verilindorët kanë barazuar pa gola në takimin e parë, ndërsa nesër do të zbresin në fushën e "Niko Dovanës" përballë një ekipi durrsak që po kalon një formë fantastike. Në prononzimin e zakonshëm para ndeshjeve, Shehi ka deklaruar:
"Është ndeshje gjysmëfinale dhe e dimë për çfarë shkojmë atje, nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së parë. Është një përballje e vështirë dhe presim të japim maksimumin, sikurse kemi bërë në të gjitha këto ndeshjet e fundit. Kupa ka specifikë të veçanta, luhen 180 minuta. Duke ditur rezultatin je i qartë për rezultatin që duhet marrë.
Rezultati 0-0 na jep kënaqësinë që nuk kemi pësuar në fushën tonë, por duhet të paraqitemi mirë. Gjithçka është e hapur sa i takon kualifikimit.
Tirana apo Bylis? Nuk kam preferenca për finalen mes Bylisit dhe Tiranës, pasi mendojmë vetëm për ekipin tonë dhe do kërkojmë me çdo kusht kualifikimin", ka thënë ndër të tjera Orges Shehi.