Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk mbarojnë "shëtitjet" për Ergys KAÇEN, korçari zyrtarizohet te ekipi i ri

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk mbarojnë "shëtitjet" për Ergys KAÇEN,

Fundi i merkatos së verës ka qënë mjaft i frytshëm për lojtarët e kombëtares shqiptare, të cilët kanë gjetur "strehë" vetëm në minutat e fundit.

Pas Armando Sadikut që do të luajë si i huazuar te Malaga, Ergys Kaçe është një tjetër lojtar që ka "emigruar" në formulën e huazimit.

26 vjeçari ka firmosur me AEL Larisa. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit grek. Gjithsesi, transferimi nuk është pritur edhe aq mirë nga presidenti i kampionëve të Greqisë, Alexis Kougias i cili deklaroi se huazimi i lojtarëve të tyre te ekipet kundërshtare bën që këto të fundit të përforcohen më tepër.

"Siç dihet, unë vazhdimisht kam deklaruar se jam kundër taktikës së dhënies me huazim të lojtarëve, sepse në të vërtetë ka zhvillime dhe ju e humbni atë për një vit dhe kundërshtari juaj do të bazohet te forma e atij. Prandaj unë kam refuzuar huazimet e shumë lojtarëve të rinj nga të gjithë ekipet greke, por edhe jashtë. Kaçe është një lojtar me cilësi të mëdha dhe bëjmë gabim që e largojmë, por ego e tij më shtyu që të marr këtë vendim."-përfundoi Kougias.

Ergys Kaçe nuk u preferua të grumbullohej në listën përfundimtare të kombëtares shqiptare për dy eliminatoret e Euro 2020, ndaj Francës dhe Islandës, por do të jetë i gatshëm, pasi tekniku, Edi Reja e ka përfshirë në listën e të gatshmëve. Kjo do të jetë hera e katërt që Kaçe largohet në formulën e huazimit, me lojtarin korçar që ka luajtur me Anagennisi Epanomi, Viktoria Plzen dhe Panathinaikos.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga