Teuta u mposht me rezultatin 2-0 nga Vllaznia, në kuadër të ndeshjes së javës së 5-të të Kategorisë Superiore. Një humbje që lë shije të hidhur tek durrsakët.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Teutës, Diego Longo.
-Çfarë po ndodh në ekipin tënd?
“Thjeshtë po stërvitemi. Luajmë kundër Vllaznisë në fushën e saj, kundër një lojtari si Balaj i cili ka peshën e tij. Kemi humbur në Laç, kemi fituar me Skënderbeun, kemi barazuar me Tiranën. Vazhdojmë përpara. Nuk e di se çfarë mund të mendojë dikush, por nuk shoh asgjë anormale”, u shpreh Diego Longo.
-Keni bërë një miqësore të mirë me Vllazninë e Balaj, kjo Teutë e ka kapacitetin për tu përballur…
“Duhet të bëhet një proçes i tillë për Teutën si në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Po bënim një lojë të mirë derisa Balaj shënoi me kokë, falë aftësive të tij. Nuk mendoj se Teuta duhet të jetë në një proçes të tillë vetëm sepse humbi me Vllazninë”, tha më tej Longo.
-Mungesa e reagimit nga ana e Teutës?
“Kur e ke mundësinë që t’i bësh keq kundërshtarit dhe nuk ia del dot sigurisht që e paguan. Nuk e di se çfarë doni të thoni me reagim, por pas golit të shënuar nuk mendoj se duhet ta mbanim Vllazninë tek porta e saj. Reagimi nuk do të ishte i atillë që të mbanim një skuadër si Vllaznia. Natyrisht nëse do të përshtasja lojën që bëja tek Kukësi do të ishte një vetëvrasje. Do përpiqem të përshtatem mbi bazën e elementeve që kam, pasi tek Kukësi kam pasur lojtarë të tjerë”, shtoi tekniku i Teutës.
-Ka probleme Kotobelli apo jo?
“Pas 4 ditësh luajm me Kukësin, kemi ngarkesë dhe në këtë situatë më duhet të bëj një rotacion. Mendimin e marr unë dhe lojtarëve i duhet të pushojnë. Është e pamundur që në futbollin modern në një hark të tillë ndeshjesh ti përballosh të gjitha. Gjinollari luajti mirë, por ishte i nevojshëm. Më takon mua të bëj zgjedhjen dhe bëra këtë ndryshim”, u përgjigj trajneri.
-Mund të mbajë dy sulmues në lojë, për ta mbajtur Vllazninë mbrapa dhe për të tentuar golin?
“Është thuajse e pamundur të bëja diçka të tillë pasi do të humbisja një mesfushor. Duke ditur që përballë kishim një mesfushë të fortë si ajo e Vllaznisë. Një gjë e tillë nuk funksionoi me Laçin dhe nuk munda ta bëjë.”
-Teksa përgatisje sezonin, prisje një sezon si ky, më të mirë, apo më të keq?
“Duhet pak qetësi, do të rritemi. Kemi lojtarë si Alla, Gjata dhe Karabeci. Është një skuadër tek e cila kam shumë besim. Është një skuadër e tillë që kur luan mirë mund të përballet me çdo kundërshtar, teksa kur luan keq mund të ndodhë si sot.”
-Opinion për penalltinë e Vllaznisë?
“Nuk kam asnjë opinion për arbitrat, kam shumë halle në kokën time me skuadrën time. I uroj punë të mbarë arbitrave”, e mbylli fjalën e tij trajneri i Teutës.