
Luftëtari është një ndër ekipet e Superligës që pritet të ketë lëvizje në merkaton e janarit dhe këtu flitet si për afrime të reja ashtu dhe për largime, ku emrat më lakuar të momentit janë të disa prej "yjeve" të klubit, si Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj.
Lëvizja e fundi në kampin gjirokastrit ka ndodhur dje. Nga skuadra është larguar 20-vjeçari nga Lezha, Silvio Zogaj. Mesfushori nuk ka pasur mundësi të aktivizohej rregullisht. Ai ka luajtur vetëm dy takime nga 16-të që janë zhvilluar në gjysëm e parë të sezonit.
20-vjeçari ka kërkuar më shumë minuta por nuk ka mundur t'i sigurojë, në këto kushte ka kërkuar largimin ditën e djeshme për të pasur mundësinë për tu aktivizuar në një tjetër ekip ku mund t'i premtohen më shumë minuta. Ai tashmë është një lojtar i lirë dhe si i tillë është në pritje të ofertave të reja në merkaton e janarit.