Izair Emini është lojtari I parë shqiptar që është prekur me covid-19. Ish-sulmuesi I Kukësit pas analizave të djeshme rezultoi pozitiv, ndërsa do të qendrojë për 14 ditë në karantinë. Emini në një intervistë për “Fan Zone”, shprehet se ndihet në gjendje shumë të mirë dhe nuk e di se ku mund të jetë infektuar.
Si u ndjeve? “Për momentin jam shumë mirë dhe komod edhe pse rezultova pozitiv. Nuk e kisha menduar se do të isha pozitiv pasi jam në rregull dhe u habita kur e mora vesh.
Në këtë moment po qendroj në karantinë e duhet të qendroj për 14 ditë e po presë testin e radhës. Kam bërë vetëm një test në Shkup dhe fatkeqësisht më doli pozitiv. Do të bëj një test të dytë pas 10 ditësh pasi nuk mund ta bëj direkt tani.
Nuk kam ndonjë dyshim ku mund të jem prekur pasi asnjë nga familja nuk ka probleme. Kam edhe unë dyshimet e mia për atë test pasi nuk e besoj shumë.
Në fazën përgatitore kur ishim në Turqi e 5 ditët e fundit kam qenë shumë i sëmurë. Kam pasur temperaturë të lartë e kisha dhimbje në gjoks dhe fyt. Ishte një grip I tëmerrshëm që kalova e mendoj se mund të mos ketë kaluar akoma.
Momentalisht jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Tani jam I izoluar në shtëpinë time dhe nuk kam asnjë problem, por me vjen çudi nga ky testi. Kam folur sot me një mjek dhe më tha që mund të mos kesh simptoma, por që mund të jenë të fshehura. Më vjen keq që nuk stërvitem me skuadrën pasi jam stërvitur në mënyrë individuale.
Kam marrë rekodime nga mjekët që duhet të qendroj me maskë dhe doreza kur të kem kontakte me njerëzit e tjerë. Familiarët janë të shqetësuar e nesër do të testohen edhe ata e të shikojmë si do të dalin. Nuk kam dashur të shënoj kështu golash, por t’ia lëmë kohës këtë gjë”.