
Tirana ka arritur të mundë dje Vllazninë me rezultatin 2-0, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë për fazën e 1/8-ve.
Sot, trajneri i kryeqytetasve ka vendosur të mos i lërë pushim të tijtë, pasi u ka bërë dje të qartë lojtarëve se, i gjithë ekipi do të dalë në stërvitje ditën e sotme. Tekniku është duke menduar për ndeshjen e radhës në kampionat, të cilën Tirana e luan ndaj Ilirisë.
Ndaj kësaj skuadre, Tirana starton fazën e dytë, duke ditur që është transfertë, Ze Maria nuk ka ngurruar t'iu rikujtojë edhe njëherë të tijve objektivin e radhës, marrjen e takimeve një nga një dhe humbje minimale të pikëve në këtë fazë, vetëm kështu sipas teknikut, Tirana mund të ketë mundësinë e artë të ngjitet aty ku i takon, në Superligë.