
Nevil Dede është trajneri i ri i Tiranës. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga klubi kampion i Shqipërisë.Nevil Dede rikthehet për të tretën herë në pankinën bardheblu, pasi ka drejtuar më herët 25 herë kampionët në dy periudha.
Në sezonin 2009-10 dhe 2013, Dede është ulur në pankinën bardheblu, teksa ka drejtuar më parë edhe skuadra si Laçi, Luftëtari dhe Kastrioti. Dede ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja U21, për t'iu bashkuar bardhebluve. Kujtojmë se Tirana shkarkoi dje trajnerin kampion Emmanuel Egbo, pas humbjes dhe eleminimit nga Kupa e Shqipërisë.
Njoftimi i klubit:
Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana.
Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve. Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës.