
Tirana-Teuta 1-1 (FT)
(Ngoo 38'/Progni 2')
Stadiumi "Selman Stërmasi"
Ora 18:00
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Halili, Greca, Ngo Trajner: Ardian Mema
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore, Progni, Kamara Trajner: Bledi Shkëmbi
90'+5 Mbaron në barazim Tirana-Teuta. Skuadrat kënaqen me nga një pikë.
90'+4' Daja e mbyll ndeshjen në pankinë. Ernest Muçi luan për pak sekonda.
90'+3- Progni kroson rrezikshëm. Abibi spastron topin nga zona e Tiranës.
90'- Akordohen 5 minuta shtesë.
75'- Shkëmbi kërkon golin. Hedh në fushë Amadu Latif.
73'- Hoxhallari largohet i dëmtuar. Jurgen Goxha debuton.
71'- Traore përfiton nga neglizhenca e Atingah. Gjuan nga krahu i majtë, por goditja fluturon jashtë.
63' Ngoo shërben për Grecën. Futbollisti bën më të vështirën dhe topi ndalet nga mbrojtësit e Teutës.
61'- Teuta i afrohet golit për 1 cm. Progni bën superekzekutim.
60'- Camarra largohet. Në fushë Shkëmbi hedh Uendi Vecaj.
57'- Daja kroson nga krahu i djathtë. Arapi nuk e largon topin, por Hidi është në vendin e duhur.
55'- Largohet Grent Halili për t'i lënë vendin Cobbinah.
48'- Faull për Teutën. Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë.
46'- Starton pjesa e dytë. Asnjë ndryshim në formacione.
45'+2- Progni ka një super rast, por mbrojtësit e Tiranës i mohojnë golin. Arbitri Hamiti mbyll pjesën e parë.
45'- Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.
38'- Aksion model i Tiranës. Daja kroson bukur. Ngoo kombinon me kokë me shokun e tij dhe shtyn topin. Gol për Tiranën.
32'- Faull për Tiranën.
30'- Rast për Tiranën. Por bardheblutë shkaktojnë faull në sulm.
17'- Progni kroson. Abibi kontrollon topin pa probleme.
2'- Teuta kalon në avantazh me anë të Prognit. Një krosim nga Frashëri në krahun e djathtë ka gjetur të lirë Prognin.
1'- Starton sfida.