Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk ka bindur këtë sezon, DINAMO “hidhet” në sulm për të kyçur portën

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka bindur këtë sezon, DINAMO “hidhet” në sulm

Dinamo me ngjitjen në Superiore sezonin e ardhshëm do të provojë që në merkaton e verës të bëjë disa afrime cilësore që do të ishin vendimtare për sezonin e ardhshëm. Gjithçka do të nisë që  nga porta, ku Diego Krosta nuk ka bindur drejtuesit.

Në të tilla kushte tashmë drejtuesit janë hedhur në “sulm” për të gjetur një pronar të ri që mund t’i besojnë çelësat e portës në Abissnet Superiore. Në 9 ndeshje qqqë ka luajtur gardiani italian nuk ka kënaqur kryeqytetasit me performancën e tij dhe duket se ikja e Simon Simonit ka lënë një “boshllëk” të Blutë.

Dinamo po punon në disa pista, por akoma nuk ka asgjë zyrtare.  Mbetet të zgjidhet edhe situata me Krostan, i cili ka kontratë me “nëndetësen” për 3 vite. Kujtojmë se 25-vjeçari veshi fanelën e Bluve vetëm në merkaton e janarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga