Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë", Colella: Të gjithë e kanë kuptuar që ky është Partizani. Sekreti? Nuk jua tregoj

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë", Colella: Të

Partizani vazhdon me fitoret teksa mposhti Teutën sot me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë. Një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund me lojë ofensive dhe atraktive. Të kuqtë marrin tre pikë të rëndësishme në garën për titull dhe vazhdojnë kryesimin e Superiores teksa presin ndeshjen e Tiranës nesër për të parë nëse do të jenë të vetëm në krye apo duhet të ndajnë edhe njëherë tjetër kreun. Pas ndeshjes, trajneri Colella foli për mikrofonat e Oversport.

Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë por nuk mund të luajmë mirë çdo ndeshje. Ekipi bëri atë që unë i kam kërkuar, kur Teuta ndryshoi skemë ndryshuam edhe ne. Ndeshjet tani janë shumë të vështira, kampionati është i fortë dhe i hapur por ne jemi të kënaqur që sot morëm një fitore të rëndësishme. Tani kemi një ditë pushim dhe nga e hëna do të mendojmë për ndeshjen e rradhës.

Është e rëndësishme që lojtarët e stolit të performojnë. Ne këmi sakrifikuar disa lojtarë nga skema e sotme por ato që luajtën dhanë maksimumin e tyre. Fryma e grupit më pëlqen dhe kjo është shumë pozitive. Sekreti i motivimit të lojtarëve? Nuk jua tregoj, s’ka disa të veçantë thjeshtë i kam përshtatur normalisht.

Hap fals i Tiranës nesër? Nuk më qetëson aspak pasi kemi 9 ndeshje për të luajtur. Nesër ne kemi pushim dhe do të rikuperojmë energjitë e jo të mendojmë për futboll.

Sot përfundon faza e tretë, nota më e mirë për cilën fazë? Nota më e mirë është që të gjithë kanë kuptuar që ky është Partizani dhe ne do të bëjmë akoma më mirë për të ecur përpara.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga