Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk i bëri punë Mane, Bayerni ka gati planin për bomberin e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk i bëri punë Mane, Bayerni ka gati planin për bomberin e Serie

Për verën e ardhshme Bayern Munchen ka filluar të mendojë se cilat do të jenë përforcimet e reja. Klubi bavarez është në kërkim të një qëndërsulmuesi me perspektivë. Choupo-Moting ka zhvilluar një sezon fantastik por nuk garanton të ardhmen dhe shpesh dëmtimet e kanë penalizuar.

Gjithashtu dhe afrimi i Manes nuk ka qenë rezultativ pasi senegalezi më shumë ka qenë në infermieri këtë sezon. Edhe incidenti me Sanen e komplikoi më shumë çështjen e tij. Sipas “Sky Deutschland” Bayern ka qenë në vëzhgim të sulmuesit të Napolit Victor Osimhen.

24-vjeçari ka qenë mjaft në formë këtë vit dhe vendimtar me golat e tij duke e mbajtur Napolin në krye të Serie A. Nigeriani garanton të ardhme dhe mundësi edhe më shumë për zhvillimin e aftësive të tij.

Bayern mund të ishte klubi perfekt për të dhe do të ishte ndihmesë e madhe në sulm për skuadrën. Për sulmuesin ka dhënë pëlqimin e tij edhe trajneri Thomas Tuchel. Nga ana tjetër Napoli e vlerëson kartonin e tij rreth 150 milionë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga