
Tirana ka rifilluar stërvitjen disa ditë më parë pas dy muajsh ndalesë për shkak të pandemisë së Covid-19. Bardheblutë ashtu si të gjitha ekipet e tjera kanë marrë masat e duhur dhe kanë nisur përgatitjet për 10 ndeshjet e mbetura të sezonit.
Në një intervistë për “RTSH Sport”, ka folur presidenti Refik Halili duke prekur disa tema të ndryshme. Në fjalën e tij presidenti bardheblu ka folur për rifillimin e sezonit, lojtarët, merkato, të ardhmen dhe trajnerin Egbo që sipas tij është e lehtë për t’u gjetur gjuha e përbashkët.
“Të them të drejtën unë e kisha dëshirën që ne ta vazhdonim kampionatin dhe them që u bë gjëja më e mirë. Edhe nëse do ta fitonim në tavolin do të ishim nën urdhërat e Federatës dhe UEFA-s, por me mira është që do të luhet në fushë. Më e mira është ta fitojmë në fushë edhe pse nuk ka përfunduar ende kampionati dhe shpresojmë ta festojmë me tifozët.
Nuk jam I shqetësuar për skuadrën time pasi kemi një kontigjent të mirë lojtarësh dhe mund t’iu them që ne na bëhet mirë këto 5 ndërrime pasi kemi shumë lojtarë në dispozicion. Unë them që duhet të përqendrohem te skuadra ime dhe nuk kam asnjë shqetësim”.
Licensimi? “Nga viti I shkuar edhe deri këto ditë, klubi paguan detyrimet e prapambetura. Përsa i përketë tatimeve kemi bërë një marrëveshje dhe kemi bërë paguar një shifër të konsiderueshme dhe po shkojmë drejt zbardhjes. Ne i kemi plotësuar të gjitha pikat që duhen dhe i jam mirënjohës të gjithëve që kanë bërë të mundur realizimin e këtyre pikave”.
Kontratat e lojtarëve? “Unë jam i mendimit që nëse do të vazhdonte kampionati, unë pagesat do t’i bëja. Nëse flasim tani ekipi do të zhvillojë dy muaj shtesë dhe ne do të paguajmë këto muaji. Pagesat që ata kanë në kontratë unë do t’ua plotësoj 100%”.
Merkato? “Merkato është bërë me shumë kujdes dhe është bërë nga drejtuesit e klubit duke futur trajnerin Mema dhe drejtorin Laçi e gjithashtu kanë pyetur edhe presidentin pasi ai vendos për çështjet financiare. Janë bërë 4 goditje në merkato si Cale, Torasa apo edhe Batha që kërkohej nga disa klube. Ne u treguam të shkathët dhe e mbyllëm shumë shpejt”.
Lojtarët e kombëtares? “Unë them që ne jemi të hapur dhe për mua është kënaqësi që këta lojtarë thonë që duan të luajnë me ne. Ne nuk kemi pasur kontakte direkt me këta lojtar vetëm ka lëvizje. Unë I falenderoj ejam I gëzuar që zgjedhin klubin e Tiranës dhe kjo bën që të punoj më shumë”.
Afrimet? “Unë kam dëshirë që mos të ketë largime. Disa prej tyre u mbaron kontrata dhe ne kemi filluar të lëvizim për rinovime pastaj varet nga marrëveshja që do të bëjmë. Dëshira jonë është të kemi të gjithë grupin dhe mund të përmendim emra. Ata që janë pjesë e formacionit kemi dëshirë t’I mbajmë, por nëse ata nuk kanë dëshirë mund të largohem. Mendoj se asnjë futbollistë nuk do të largohet pasi edhe atyre që u mbaron kontrata dëshira e parë për ta është Tirana”.
Egbo? “E kemi marrë kështu me Egbon pasi flasin rezultatet. Fillimi ishte të fillojmë sa të gjejmë një zgjidhje tjetër, por fati e solli që gjërat ikën para. Kemi folur me Egbo para ca kohësh dhe shpresojmë të përfundojmë kampionatin dhe do të ulim. Nuk e kam të vështirë të gjej gjuhën me Egbo dhe as ai me mua”.
Klubi Tirana si biznes? “Shpenzimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe të pa përballueshme. Nuk kam qejf të flas për çështje financiare, por këto dihen. Do ishte mirë që të luftojmë që në këtë 100 vjetor ta çojmë drejt zbardhjes dhe mos të flasim më për të shkuarën dhe borxhet e të jemi të pastër. Të ardhurat që mund të shkojnë janë se ne jemi në kryeqytet, dhe jemi skuadra me më shumë trofe. Gjithashtu ne kemi tifozerinë më të zjarrtë dhe për këtë flasin faktet.
Si në stadiumin e ri dhe në “Selman Stermasi”, ne jemi skuadra që kemi më shumë tifozë në stadium dhe konfirmohet nga shitja e biletave. Jam i bindur që me ndërtimin e dy fushave ku shpresojmë që brenda dy muajve të bëjmë inagurimin. Me investimet që po bëjmë të akademitë, të ardhurat do të rriten edhe më shumë. Nëse ne duam një ekip të mirë për të ardhmen mbështja nga tifozëvtë është e madhe dhe nuk janë të ardhura të pakta. Shpresojmë që të vijë ora që ne mos të dalim me humbje, por të shkojmë te barazimi. Themi që vitin e ardhshëm do të kemi edhe më shumë të ardhura duke parë punën që po bëhet me skuadrën”.