Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Lazio është një ekip i fortë dhe me përvojë”, Tudor: Vlahovic dhe Gatti rikthehen në grup

Shkruar nga NEWSPORT
“Lazio është një ekip i fortë dhe me
Igor Tudor

Juventusi do të udhëtojë ditën e nesërme në Romë për t’u përballur me Lazion në transfertë. Një ndeshje direkte kjo për zonën Champions. Në prag të këtij takimi, trajneri i bardhezinjve Igor Tudor ka dalë në konferencë për shtyp.

“Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e Bolognës, por ata kanë cilësi të tjera. Lazio është një ekip me përvojë dhe me lojtarë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm me të gjithë. Por duhet të përqendrohemi te vetja jonë.

Ekipi ka bërë mirë në shumë situata deri më tani. Kam parë pjesë të para të shkëlqyera si në Romë, ku krijuam dhe luajtëm shumë mirë. Duhet të japim gjithçka nga vetja jonë.

Douglas Luiz? Kam folur për të 2/3 herë dhe nuk dua të përsëris veten. Ai është një lojtar i fortë, e dua dhe shpresoj të japë shumë deri në fund.

Rikthimet? Dusan Vlahovic ka qenë me ne gjithë javën dhe është mirë. Të tjerët nuk janë, përveç Gattit i cili u aktivizua në stërvitje dhe do ta kemi në stol”, u shpreh Tudor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga