Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk dilte nga dhomat e zhveshjes, trajneri i Erzenit tregon ç’po bënte: Dua mbijetesën, ky kampionat është i çmendur

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk dilte nga dhomat e zhveshjes, trajneri i Erzenit tregon ç’po

Erzeni ia doli të marrë një fitore me shumë vlera kundër Vllaznisë pretendente për titullin kampion. Skuadra shijakse triumfoi me rezultatin 3-2 dhe gëzimi ishte i ligjshëm për trajnerin Xhevahir Kapllani.

Tekniku i Erzenit u shpreh mjaft i lumtur me këtë arritje të skuadrës së tij që padyshim është kundërshtari i momentit për t’u mposhtur. Në fjalën e tij për mikrofonin e Oversport, Kapllani tha:

“Nuk po dilja nga dhoma e zhveshjes se isha shumë i lodhur. Po meditoja pak me veten time. Ishte një fitore shumë e çmuar, 3 pikë të merituara.

Skuadra në mbrojtje? Është vetë kjo lloj loje sepse po luanim me Vllazninë që ka lojtarë të ekipit kombëtar. Ne kishim dhe 3 futbollistë të dëmtuar. Krasniqi ka sakrifikuar shumë sot. Ka gati 1 muaj që nuk stërvitet rregullisht. Kjo fitore është për fitoren e zjarrtë. Kjo fitore shkon për ata.

Motivimi? Thjeshtë e respektojnë veten. Të ulin kokën dhe të marrin maksimumin vetes së tyre. Ndihma reciproke është shumë e rëndësishme për këtë grup. Kam lojtarë nga e gjithë Europa apo edhe nga Brazili. Është kampionat shumë i çmendur.

Europa? Nuk mendojmë fare për Europën. Mendojmë vetëm për mbijetesën. Duke parë dhe klasifikimin që është i ngjeshur, me një humbje që ngjitesh lart apo ulesh poshtë. Kemi organikën e vogël. Shpresojmë të ulim kokën dhe të festojmë sonte. Nesër të shohim për ndeshjen e radhës.

Titulli? I kam thënë çunave që fillon faza e tretë. Janë dhe 17 finale të tjera përpara. Nuk e di dhe sa pikë na duhen. Shpresojmë që të ruajmë distancën.

Kupa? Edhe Kupa ka pikësynimet e veta, por mbi të gjitha është shpëtimi i këtij kampionati. Të mbijetojmë te ky kampionat. Te Kupa do të bëjmë punën tonë. Deri të premten të shohim. Fitoftë më i miri”, tha ai.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga