Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Nuk bëmë ndonjë gjë të madhe, detyrat e shtëpisë”, Orges Shehi: Rikthimi i Skukës i rëndësishëm, ndryshoi lojën

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk bëmë ndonjë gjë të madhe, detyrat e

Partizani fitoi minimalisht përballë Teutës duke u rikthyer kështu te 3 pikët pas plot 7 javëve me barazime dhe 1 humbje. Orges Shehi e nis në mënyrë perfekte aventurën e tij si i kuq duke rikthyer qetësinë në klub. Pas ndeshjes ai dha prononcimin e tij të parë si trajner i Partizanit.

“Rezultati është primar. Sot ishte e vështirë, kemi pak ditë që punojmë dhe patëm merak ndryshimin e fushës. E rëndësishme janë pikët, mund të bëjmë më mirë, do të kemi konfigurim të mirë. Por, morëm 3 pikë, bëmë detyrat e shtëpisë nuk është se bëmë ndonjë gjë të madhe.

Në pjesën e dytë tempi duhet të ishte pak më lart, vendosja duhet të ishte më e qartë, më e shkurtër, të mos nxitoheshim pasi futemi nën presion.

Ndeshja parë duhej fituar edhe për ecurinë pasi kemi 7 javë me 6 barazime dhe 1 humbje. Doza e karikimit e kaloi atë normalen. Dje humbëm Kekon për shkak të atleteve, pasi ka një dëmtim që nuk e lë t’i veshi. Shpresoj të na kthehen edhe të tjerët. E rëndësishme është që na kthehet Skuka pasi ndryshoi loja me të në fushë. Kampionati është i gjatë, na mbetet vetëm të përmirësohemi.

Skuadër që ka vrull dhe grintë. Skuadër e re me energji dhe këtu duhet futur pak llogjika sesi dalim në sulm. Për këtë duhet të krijojmë superioritetin, pasi kur kemi shumë lojtarë në zona të fushës duhet të luajmë shpejt, të mos e mbajmë kot topin.

Ndryshimi i filozofisë mes Tiranës dhe Partizanit? Të përbashkët kanë që janë të dyja të mëdha dhe kërkojnë të jenë në majë. Të gjithë që punojnë duhet ta ngulisin këtë në mentalitetin e tyre. Ka ndryshim mes dy ekipeve, por më vonë do të jap një përgjigje më të qartë”, tha Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga