Dinamo tentoi edhe në merkaton e janarit të transferonte Vesel Limaj. Mesfushori ishte një dëshirë e madhe e drejtuesve të “Bluve” por sërish nuk u konkretizua ky transferim.
Dritan Mehmeti e ka theksuar vazhdimisht se ka nevojë për një mesfushor me eksperiencë që të marrë mbi super përgjegjësitë e mesit të fushës. Në këtë mënyrë një tjetër ish-futbollist i Kukësit është parë të stërvitet me “Nëndetësen”.
Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Shqiprim Taipi ka nisur stërvitjen me Dinamon. Momentalisht lojtari është pa një skuadër dhe vetëm po stërvitet me “Nëndetësen”. Mbetet të shihet në ditet në vijim nëse ish-lojtari i Kukësit dhe Skënderbeut do të veshë fanelën e Dinamos.
[caption id="attachment_698669" align="alignnone" width="1219"] Shqiprim Taipi[/caption]