Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Nuk arritën dot te SKUKA, klubi i Serie A pranë akordit me një tjetër shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk arritën dot te SKUKA, klubi i Serie A pranë akordit me një

Reay Manaj vetëmn pak ditë më parë shkëputi me marrëveshje kontratën me Watford. Aventura e sulmuesit të kombëtares shqiptare në Angli nuk zgjati më shumë se 6 muaj, ku arriti të zhvillonte 7 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. Për shkak edhe të një dëmtimi nuk shkoi siç duhet eksperienca e tij te skuadra angleze.

Tashmë një lojtar i lirë në treg, për të kanë nisur edhe interesimet e para. Duket se e ardhmja e Manajt mund të jetë sërish në Serie A, aty ku Verona është afër firmës me 25-vjeçarin. Skuadra italiane kujtojmë se ishte pranë blerjes së Xhuliano Skukës, i cili më pas u shit te Metz në Francë.

Siç duket Verona është “fiksuar” me sulmuesit shqiptar dhe pas Skukës kërkon shërbimet e Manajt. Drejtuesit prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi që premton gola në mënyrë që të mbijetojnë mes më të mirëve në Serie A. Lushnjari duket se përmbush pritshmëritë e drejtuesve edhe për faktin se kampionati italian nuk është një terren i panjohur. Në të kaluarën ka luajtur me Interin, Spezian dhe Pescaras.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga