
E ardhmja e Gledi Micit do të vendosët nga dhoma e zgjidhjes së konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Drejtuesi verilindorë së bashku me mbrojtësin 25 vjeçar nuk kanë arritur asnjë marrëveshje në seancat pajtuese që kanë pasur mes tyre, kështu që nuk mbetet gjë tjetër, veçse t'i drejtohen dhomës së zgjidhjes së konflikteve në FSHF.
Çështja është shumë e komplikuar pasi klubi kuksian pretendon se Mici ka një kontratë të rregullt me ta edhe për sezonin e ri, ndërsa vetë mbrojtësi anësor është indinjiuar nga fakti se drejtuesit në marrëveshjen e nënshkruar sezonin e kaluar kanë përfshirë disa klauzola pa dijeninë e tij, që e detyrojnë atë të vazhdojë të jetë pjesë e Kukësit.
Megjithatë mëngjërashi verilindor nuk e pranon këtë gjë, dhe kësaj çështje pritet t'i jepet zgjidhje në orët në vazhdim nga FSHF-ja.