
Historia e saj është e veçantë. Notarja Yusra Mardini do të mbahet mend gjatë në Lojërat Olimpike për historinë e jetës së saj dhe si arriti ajo që të kualifikohej në "Rio 2016".
Gjithçka nisi nga një udhëtim refugjatësh nga Siria në Gjermani, por që në Detin Egje anija me të cilën ajo po udhëtonte, iu prish motorri. Notarja zhytet në ujërat e ftohta të Egjeut dhe noton për më tepër se tre orë për të dalë në breg dhe më pas vazhdon udhëtimin drejt destinacionit.
Pas mbërritjes në Gjermani, Komiteti Olimpik Sirian u njoftua për këtë histori dhe e ftoi Mardinin në "Rio 2016". Vajza siriane mori pjesë dje në Lojërat olimpike, por nuk arriti që të paraqitej mirë. Megjithatë, e rëndësishme për momentin është të tregonte historinë që kishte përjetuar për të arritur deri këtu.