Inter arriti të kualifikohej për në fazën tjetër mes shumë vështirësive. Parma e Buffon, krijoi shumë probleme për të zotët e shtëpisë, ku nuk mjaftoi 90 minutëshi për të vulosur të kualifikuarin. Koha shtesë ishte vendimtare për fatinin e takimit, ku për 120 minuta Kristjan Asllani&Co dhanë maksimumin.
Kristjan Asllani arriti të bëntë një performancë të shkëlqyer duke u aktivizuar për 120 minuta të plota. Ylli i Kombëtares kuqezi sipas vlerësimeve të Sofascore është cilësuar si më i mir në fushën e lojës duke marrë notën maksimale 8.
Pasimet e sakta të tij arrijnë pothuajse në perfeksion, duke plotësuar 98% të tyre përgjatë 120 minutave lojë. Mundësia e artë duket të jetë shfyrtëzuar makimalisht nga 20 vjeçari, që nuk lëkundi pozitën e tij në fushë për asnjë çast, ku mes zëvendësimeve të shumta në mesin e fushës Inzaghi nuk preferoi ta nxirrte nga fusha.
Nota:
[caption id="attachment_675345" align="alignnone" width="300"] Njeriu i ndeshjes[/caption]