
Tashmë është e kryer, Enur Totre largohet nga Tirana. Mesfushori bardheblu zhvilloi një sezon fantastik me kampionët e Shqipërisë duke ngjallur interesin e klubeve europiane. Ai ka zgjedhur të transferohet në Ukrainë, ku do të luajë për Voskla Poltava.
Burime të besueshme pranë klubit kryeqytetas tregojnë për Newsport.al që lojtari do të lërë të dielën Shqipërinë. Ai do të udhëtojë drejt Ukrainës për të mbyllur marrëveshjen, nga e cila do të përfitojë 180 mijë euro në sezon për 3 vitet e ardhshme.
Sakaq në arkat e klubit bardheblu do të derdhen 250 mijë euro për kartonin e tij. Kësisoj 25-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për takimin e kthimit kundër Zrinjskit, i vlefshëm për turin e dytë të Conference League.