Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Njëri në “ferr”, tjetri në “parajsë”, situatë kaotike për ish-lojtarët e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Njëri në “ferr”, tjetri në

Situata komplet të ndryshme po përjetojnë ish-yjet e Tiranës në Poloni me Legian e Varshavës. Ernest Muçi është kthyer në titullar të padiskutueshëm teksa ka shënuar 2 gola dhe ka përgatitur 3 të tjerë në këtë fillim sezoni. Komplet përmbys është situata me futbollistin tjetër, Jurgen Çelhaka, i cili jo vetëm që ka humbur vendin e titullarit por nuk bën më pjesë as në ekipin e parë.

Mesfushori ka qenë vetëm 2 herë pjesë e stolit në ndeshjet e Legias teksa ka kaluar në ekipin B. Situata ishte ndryshe sezonin e fundit. Çelhaka po fillonte të luante edhe si titullar në pjesën e dytë të sezonit ndërsa tani ka dalë jashtë planeve të trajnerit.

Ernest Muçi u transferua te Legia nga Tirana në merkaton e janarit në vitin 2021 për shifrën e 600 mijë eurove ndërsa Çelhaka në merkaton e rradhës për 250 mijë euro.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga