Tirana do të përballet me Partizanin ditën e mërkurë në orën 20:00. Air Albania do të presë sërish derbin e zjarrtë që sheh dy ekipet në krye të tabelës në javën e 15-të. Bardheblutë vazhdojnë me përgatitjet për këtë sfidë me trajnerin Shehi që ka shumë punë për të bërë në repartin e mbrojtjes.
Maqedonasi Tosevski është mungesë e sigurtë prej javësh dhe nuk ja del as për këtë ndeshje por një tjetër titullar rrezikon pjesëmarrjen. Qendërmbrojtësi Behiratche është në garë me kohën për t’u riaftësuar nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Kastriotin.
Në mungesë të afrikanit, Shehi duhet të gjejë edhe zëvëndësuesin e tij me Lulaj e Iseni në balotazh për fanellë titullari. Në krahun e djathtë pritet të jetë sërish kapiteni Ismajlgeci.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-3-3) – Bekaj; Ismajlgeci, Najdovski, Lulaj, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Limaj; Hasani, Patrick, Xhixha
Trajner: Orges Shehi