
Kristjan Asllani nuk po merr te Interi minutat e “premtuara” kur u transferua, pasi konsiderohej si zëvendësuesi i Brozovic dhe më këtë të fundit të dëmtuar nuk nuk ëhstë një zgjedhje e Simone Ingzahit.
Në lidhje me këtë ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, i cili në një intervistë për “Corrierre dello Sport” theksoi se për mesfushorin nuk është aspak e lehtë.
“10 muaj më parë, Asllani nuk ishte një titullar fiks te Empoli, por kampionatin e përfundoi mirë. Kishte nevojë për minuta në këmbë, për një transferim të ndërmjetëm për të maturuar. Te Interi nuk është e thjeshtë, kështu rrezikon të humbasë një vit”, përfundoi Edi Reja.
Poll