
Trajneri I Kukësit, Skënder Gega ka mposhtur Covid-19 duke u kthyer në Shqipëri. Tropojani prej 10 ditësh ishte në kujdesin e mjekëve në Stamboll, pasi gjendja e tij u përkeqësua gjatë qëndrimit në karantinë në Shqipëri.
Në një intervistë për Report Tv nga aeroporti "Nënë Tereza", Gega ka treguar gjendjen e tij si dhe kohën kur do kthehet pranë ekipit.
"Isha infektuar bashkë me familje, Edhe bashkëshortja u prek nga Covid-19 po fatmirësisht pa problemet e mija. U trajtova nga Gersi Alisha, një shqiptar që më dha optimizëm. Kishte shumë pjesëtarë të stafit në spital që më bënë të ndihesha mirë, nuk dua t'I ndaj por shqipja të ngoh.
Covi-19?Ëndërr e keqe, nuk di ç'të them. Besova se gjërat do shkonim mirë por ky grip është I pabesë dhe gjërat ndryshuan brenda 3 ditëve.
Skuadra? Nuk kam asnjë meritë te skuadra, falenderoj klubin, stafin për punën në këto javë. Falenderoj presidentin Gjici sepse ka qenë me mua në kontakt edhe pse donte të më linte të qetë.
I lumtur që u bë progress në ekip këto javë. Ka shumë njerëz që më kanë kontaktuar, kreu I Federatës, politikanë nga çdo krah. Të përkrahim njëri-tjetrin jo vetëm në kohë sëmundjesh apo kur sëmuremi. Nuk di si t'i falenderoj të gjithë për këtë mbështetje.
Sa ditë doni të ktheheni në fushë? Më mungon futbolli, ekipi, dua sa më shpejt. Nuk shohin gjë të rrezikshme mjekët, shumë shpejt do jem në fushë. Trupi ka reaguar, do vijoj mjekimet dhe të tregojmë kujdes. Unë u izolova dhe nuk doja të infektoja të tjerët apo të udhëtoja drejt Turqisë pa bërë tamponin e dytë. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen", tha Gega.