Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një supersulmues nga Kategoria e Parë për Superligën, Skënderbeu, Partizani dhe Luftëtari nisin "luftën" për kartonin

Shkruar nga NEWSPORT
Një supersulmues nga Kategoria e Parë për Superligën,

Blerim Krasniqi është golashënuesi më i mirë në Kategorinë e Parë. Ai është pjesë e Apolonisë, ku po kalon një supersezon. Ai është nga Kavajë dhe është në kontratë me fierakët deri në verën e vitit 2018.

Në këto kushte edhe vetë klubi i Kategorisë së Parë është e interesuar të shesë kartonin e lojtarit për të mbushur arkat e klubit. Në sulm për shërbimet e sulmuesit janë hedhur tre ekipe të Superligës. Partizani, Skënderbeu dhe Luftëtari.

Deri tani flitet se Skënderbeu është më pranë akordit dhe se drejtuesit e klubit korçar kanë dorëzuar dhe një ofertë konkrete te Apolonia, që ende nuk është bërë publike. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim, duke ditur se në garë janë dhe dy klube të tjera, të cilat presin çfarë vendimi do marrë klubi fierak për ofertën e bërë nga Skënderbeu.

[gallery columns="1" size="full" ids="183438"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga