
Egnatia do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun, takim i vlefshëm për javën e 10-të të Superiores. Një duel që do të luhet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 17:00.
Tashmë prej ditësh rrogozhinasit kanë nisur me përgatitjet për këtë përballje, teska do të udhëtojnë në Korçë për rezultat pozitiv në mënyrë që të blindojnë kreun e renditjes. Gjithsesi në këtë transfertë do të ketë rikthime dhe mungesa të rnëdësishme.
I gatshëm për Tetovën do të jetë Renato Malota. Mbrojtësi mungoi në duelin me Tiranën për shkak të disa shqetësimeve që ndjente, teksa tashmë do të mund të japë kontributin e tij kundër korçarëve. Me “dhimbje koke” trajnerin e rrogozhinasve e bën kapiteni.
Raphael Dëamena do të mungojë për shkak kartonësh. Sulmuesi u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes ndaj Najdovskit dhe në këtë mënyrë do të humbasë duelin me “Ujqërit e Dëborës”.