Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një rikthim dhe një dyshim, Vllaznia nis "misionin” anti-Erzeni

Shkruar nga NEWSPORT
Një rikthim dhe një dyshim, Vllaznia nis "misionin”

Vllaznia pas fitores me Kukësin me shifrat 1-0 ka kthyer vëmendjen  te dueli i javës së 20-të të Superiores. Të shtunën shkodranët do të duelojnë me Erzenin dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e kësaj jave, teksa do të zbresin në fushë në “Egnatia Arena” në orën 13:30.

Kuqeblutë kanë “korrur” 4 fitore rresht dhe ndaj shijakasve do të hyjnë në fushë për të 5-tën radhazi. Lajm i mirë për Qatip Osmanin është rikthimi nga pezullimi i Marko Juric

Mbrojtësi mungoi ndaj verilindorëve për shkak pezullimi dhe ndaj Erzenit ditën e shtunë do të marrë vendin e tij në repartin e mbrojtjes. Kjo “qetëson” Osmanin, ndërsa ky i fundit pret një “dhuratë” nga drejtuesit për një tjetër lojtar. Fjala është për Esin Hakaj, i cili është i pezulluar nga Disiplina me 4 ndeshje, por dy prej të cilave i ka shlyer.

Shkodranët mund të zgjedhin të paguajnë gjysmën e dënimit, në mënyrë që Hakaj të jetë i gastëm për Osmanin në duelin me shijakasit. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me lojtari ditët e ardhshme.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga