Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Një nga operacionet më të vështira që kam bërë”, kirurgu zbulon gjendjen e Osimhen: Mund të qendrojë jashtë fushave për më shumë se 90 ditë

Shkruar nga NEWSPORT
“Një nga operacionet më të vështira që kam

Victor Osimhen do të qendrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave. Sulmuesi i Napolit u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Interit dhe dje bëri operacion në kockat e mollëzës së majtë pasi kishte shumë fraktura nga përplasja me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Gianpaolo Tartaro, kirurgu që e operoi dje është shprehur për mediat italiane se ky operacion ka qenë një nga më të vështirët që ka bërë, ndërsa koha e rikuperimit për lojtarin prite të jetë më e gjatë se 90 ditë.

"Ishte një nga operacionet më të vështira të karrierës sime. Nuk ishte aq i thjeshtë sa lexuam, nuk ishte thjesht një frakturë por një situatë që përfshinte disa struktura, shumë komplekse. U futën 6 pllaka dhe 18 vida. Tani i gjithë sistemi muskuloz duhet rindezur, perfshirë edhe përtypjen.

90 ditë? Ndoshta do të duhet diçka më shumë. Askush nuk mund të bëjë parashikime te besueshme. Tani fillon loja e tij e vërtetë dhe shumë do të varet nga fiziku i tij”, u shpreh kirurgu Tartaro.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga