
Tirana do të pres në "Selman Stermasi" Luftëtarin. Një ndeshje që ishte programuar për tu luajtur ditën e sotme, por është shtyrë një ditë më vonë, për shkak të protestave në Tiranë. Bardheblutë vinë në këtë takim me moralin e lartë pas fitores së arritur ndaj Kukësit një javë më parë. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema do të kerkojë të ruaj ecurin pozitive dhe për të synuar zonën Europiane.
Tirana do të ketë një mungesë të rëndësishme ndaj gjirokastritëve, bëhet fjalë për autorin e golit ndaj Kukësi Albi Doka. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonave dhe nuk do të jetë gatshëm për këtë ndeshje. Në vend të tij pritet të startoj Dorian Kërçiku, ndërsa pjesa tjetër e formacionit do të ngelet e pandryshuar.