
Një lajm i mirë për trajnerin Antonio Konte dhe tifozët e Italisë. Graciano Pele e ka kaluar kontuzionin në këmbën e majtë, që e pësoi në ndeshjen me Belgjikën, dhe është bashkuar në stërvitje me grupin. Shumë pozitiv ky rikthim, sepse në ndeshjen debutuese të Europianit, gjiganti i Sauthemptonit u paraqit shumë mirë. Edhe nesër në mbrëmje ndaj Suedisë së Ibrahimoviçit ai do të “vallëzojë” me Ederin, një dyshe që ka funksionuar shumë mirë. Ndërkaq, trajneri Konte është marrë më shumë me analizë taktike të ndeshjes së radhës me anë të videove, duke analizuar çdo detaj, pasi kërkon ta sigurojë kualifikimin që nesër. Në vëmendje janë tre lojtarët që vrapuan më shumë ndaj Belgjikës, Xhakerini, Parolo dhe Kandreva, njëri prej të cilëve mund të pushojë, ndërsa zëvendësuesi pritet të jetë Florenci.