Kleandro Lleshi njoftoi një ditë më parë largimin nga Tirana, vendim për të cilin zgjodhi që të qëndrojë i rezervuar për të mos dhënë më shumë detaje.
Mirëpo, duket se zhvillimet në media kanë shkaktuar mërzi tek futbollisti i cili ka ndryshuar mendje duke reaguar sërish në profilin e tij për të shuar njëherë e mirë polemikat që qarkulluan sa i përket arsyeve pse tashmë ishi-bardheblu shkoi deri në ndërprerje të kontratës me kryeqytetasit.
SHKRIMI I PLOTË:
“Sqarim: Për etikë profesionale kisha vendosur mos të prononcohesha për ndërprerjen e kontratës me KF Tirana, por duke qenë se disa media po abuzojnë, e ndjej t’u sqaroj: Jam unë që kam ndërprerë kontratën, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës nga ana e KF Tiranës, kam ndjekur të gjitha procedurat siç parashikon ligji në të tilla raste. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Lleshi.

