
Pas largimit të Andres Iniesta në fundin e sezonit të shkuar, shumë tifozë të Barcelonës u bënë kurioz se kush do ta mbajë veshur fanelën me numrin 8 për sezonin e ri.
E mesa duket klubi katalanas e ka zgjidhur këtë dilemë, pasi në listën e lojtarëve të publikuar për ndeshjen e sotme kundër Sevilla-s për Superkupën e Spanjës, numri 8 mbahet nga i riu Arthur i ardhur këtë vit nga Gremio. 22-vjeçari u shpreh mjaft entuziast dhe i emocionuar në të njëjtën kohë për këtë nderim të madh duke u shprehur se do bëjë maksimumin për të përmbushur pritshmëritë.
[gallery columns="1" size="full" ids="267225"]
Poll