
Erzemni është padiskutim “Hirushja” e këtij kampionati. Shijakasit kanë arritur të bëjnë mjaft mirë këtë sezon, ndërsa janë ekipi me më pak humbje, vetëm 5 në 21-javë.
Skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani është një “kockë” e fortë për çdo kundërshtarë. Teuta, Egnatia, Kastrioti, Vllaznia dhe Partizani janë ekipet që nuk ia kanë dalë të “shembin” murin e madh “Kinez”.
Pikërisht demat do të jenë pengesa e radhës për shijakasit, të cilët janë më të motivuar se kurrë për të qenë në vendet e para në klasifikim. Por për këtë duel, Kapllanin e shqetëson mungesa e Adnard Mehmetit, i cili është padiskutim zbulimi i këtij sezonit. Mesfushori kosovar ka plotësua numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj të kuqve do të jetë një mungesë e madhe.
Megjithatë teknikun e shijakasve e ngushëllojnë rikthimet e Enk dhe Sadikit të cilët munguan ndaj Teutës për shkak kartonësh dhe tashmë janë të gatshëm për Partizanin.