Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Një alternativë LUKSI për kampionatin shqiptar, por edhe Vllaznia heq dorë nga Idriz BATHA

Shkruar nga NEWSPORT
Një alternativë LUKSI për kampionatin shqiptar, por edhe Vllaznia

Idriz Batha është një nga alternativat e luksit për ekipet shqiptare. Mesfushori që mbylli aventurën e tij në Rumani po shqyrton e kujdes ofertat dhe mundësitë e rikthimit në kampionatin shqiptar.

Tirana dhe Partizani ishin dy ekipet e para që u vunë në ndjekje të Bathës menjëherë pasi mësuan lajmin për largimin e tij. Por si bardheblutë ashtu edhe demat u tërhoqën nga gara për shkak të pretendimeve të larta që ka lojtari mbi pagën.

Egnatia dhe Vllaznia janë dy ekipet e tjera që po tentojnë të bindin gjirokastritin, por duket se dhe shkodranët janë “trembur” nga paga e lartë që synon lojtari dhe kanë vendosur të heqin dorë nga shërbimet e tij.

Në këto kushte gjithçka bëhet më e lehtë për Egnatian, e cila ka mundësinë reale të përmbushë kërkesat e lojtari dhe ta transferojë Bathën në Rrogozhinë. Nëse ky operacion realizohet atëherë mesfusha e Egnatias do të bëhej “top.”, pasi pak ditë më parë nga Kryeqyteti në Rrogozhinë kaloi edhe Albano Aleksi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga